Zaev – Zanier: Politikat e ngritjes së urave sigurojnë perspektiva për Maqedoninë

 Është e dukshme atmosfera më e relaksuar ndërmjet qytetarëve në Maqedoni, vazhdoni me politikat që sigurojnë perspektiva, e porositi sot komisari i lartë i OSBE-së për pakica kombëtare Lamberto Zanier kryeministrin Zaev.

Në takimin në Qeveri ku mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, Zanier vlerësoi se integrimet e Maqedonisë janë të rëndësishme për stabilitetin e shtetit dhe se Maqedonia po lëviz në drejtim të mirë.

Zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërkaq, bashkërisht kanë konstatuar bashkëbiseduesit, janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm demokratik të Maqedonisë.

“U përcaktuam për konceptin një shoqëri për të gjithë, që u tregua i suksesshëm sepse të gjithë qytetarët dëshirojnë të jetojnë në mënyrë cilësore me familjet dhe të afërmit e tyre, në vendlindje. Ne kujdesemi për nevojat praktike për të gjithë qytetarët, në pajtim me Kushtetutën dhe kështu do të vazhdojmë të punojmë, sepse e dimë se secili njeri është i rëndësishëm dhe vetëm politikat e tilla të përkushtueshmërisë ndaj qytetarëve dhe ndërtimin e urave sjellin ardhmëri dhe prosperitet të mirë në shtet”, tha Zaev.

Zaev shtoi se Republika e Maqedonisë është e përcaktuar edhe ndaj thellimit të miqësisë dhe bashkëpunimit edhe në korniza rajonale dhe vlerësoi se në rajon ekziston klimë që mund të sigurojë hapë ndaj zhvillimit të të gjitha shteteve dhe qytetarëve të tyre.

“Përfundimisht të përkushtohemi në ekonomi, sepse qytetarët atë e presin nga ne”, tha kryeministri Zaev në takimin me Zanierin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button