“Xhonson Meti” nga Maqedonia në 100 kompanitë e para me të ardhura më të mëdha në EJL në vitin 2016

Kompania “Xhonson Meti” është kompania e vetme nga Maqedonia e cila është radhitur në mesin e 100 kompanive me të ardhura totale më të mëdha për vitin 2016 në Evropën Juglindore.

Në edicionin e sivjetme të “Top 100 prej Evropës Juglindore” që e përpunon “SiNjuz” provajderi i informacioneve afariste, thuhet se kompania i ka përmirësuar performancat e veta, duke u ngjitur në pozitën e 24-t në vitin 2016 në pozitën 17-të sivjet, me 12 për qind të të ardhurave të përgjithshme.

Në mesin e 100 bankave më të mëdha në EJL janë pesë kreditorë të Maqedonisë, prej të cilëve Banka Komerciale sh.a. është ranguar në pozitën e 45-të, ndërsa prej pesë kompanive të sigurimeve nga Maqedonia si pjesë e njëqind kompanive më të mëdha në rajon, “Sigurimi Trigllav” është radhitur në pozitën 71.

“SiNjuz” për dhjetë vjet me radhë publikon renditjen vjetore të 100 kompanive të para me të ardhura më të mëdha të përgjithshme për vitin 2016, si dhe 100 bankat më të mëdha të aktivit të përgjithshëm dhe 100 kompanitë më të mëdha të sigurimeve për premi bruto në Evropën Juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button