fbpx

Krasniqi u kthye në burgun e Shtipit, pasnesër kthehet Sejdiu

Agim Krasniqi nga Kondova pas fundjavës që kaloi në shtëpi është kthyer në burgun e Shtipit, konfirmuan nga Drejtoria për Kanal 77, njofton Portalb.mk.

Agim Krasniqi u lirua për herë të parë pas 9 viteve në burg. Nga burgu i Shtipit theksuan se i burgosuri i ka plotësuar kushtet ligjore për të shkuar në fundjavë, që deri tani nuk ka mundur.

I burgosuri tjetër që erdhi në qendër të kujdesit të opinionit është kumanovari Bajrush Sejdiu. Ai gjithashtu pas një kohe të gjatë mori një lëshim. Ai pasnesër do të kthehet në burgun e Shtipit, ku e vuan dënimin me burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button