Nuk ka qytetarë të vdekur ose të lënduar të Maqedonisë në Las Vegas, telefoni kujdestar +1 102 66 70501

Sipas informacioneve të deritanishme të përfaqësive diplomatiko-konsullare në SHBA, nuk ka denoncime për qytetarë të vdekur ose të lënduar të Republikës së Maqedonisë në sulmin në Las Vegas, informojnë nga MPJ e Maqedonisë.

Për nevojën eventuale, ndihmë ose informacione, shtetasit e Maqedonisë mund të paraqiten në telefonin kujdestar në Ambasadën e Maqedonisë në Uashington: +1 102 66 70501.

Policia në Las Vegas kumtoi se të paktën 59 persona kanë humbur jetën, ndërsa 527 janë lënduar në sulmin e kryer dje në festivalin muzikor në Las Vegas. Personi i dyshuar për sulmin është identifikuar si Stiven Pedok (64) nga Nevada. Pedok u vetëvra para se policia të futet në dhomën e hotelit prej ku ka shtënë ndaj personave të pranishëm në koncert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button