Asani: Komuna e Tearcës do të jetë derë e hapur për qytetarët

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Tearcës, Isen Asani në takimin e sotëm me gazetarë prezantoi programin e tij për zgjedhjet lokale.

Ai, siç njofton Zyra për Informim e BDI-së në dy mandatet e kaluara si kryetar i komunës së Tearcës i konsideroi si vitet me shumë sfida, por falë angazhimit të përbashkët dhe besimit të ndërsjellë mes qytetarit dhe komunës, siç thotë, kanë arritur që të realizojnë shumë projekte që kanë pasur efekt pozitiv në përmirësimin e kushteve për banorët e komunës së Tearcës.

“Ne do të vazhdojmë në mënyrë të përkushtuar të japim kontributin tonë në ndërtimin e një institucioni të qëndrueshëm dhe realizimin e kërkesave të ligjshme të qytetarëve, sepse vetëm kështu komuna e Tearcës do të mund të vazhdojë të jetë një derë e hapur për qytetarët”, tha Asani.

Ai u shpreh se programi zgjedhor garanton zhvillim të qëndrueshëm të komunës duke përfshirë:ndërtim të infrastrukturës moderne, kanalizim për ujërat fekale dhe atmosferik; ndërtim të rrjetit sekondar (shpërndarës) të ujësjellësve në ato vendbanime ku ka nevojë; ndërtim të rrugëve lokale-terciare në çdo vendbanim; mjedis të pastër jetësor përmes ndërtimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra; përgatitje të planeve të reja urbanistike; arsim cilësor; Ndërrimi i fasadave dhe i dritareve të objekteve të shkollave fillore dhe objekteve publike për efikasitet energjetik; Përkrahje të turizmit malor; Përkrahje të bujqësisë përmes ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe rrjetit për vaditje deri në sipërfaqet punuese; Ruajtje dhe afirmim të trashëgimisë kulturore dhe organizim të shfaqjeve kulturore, artistike dhe zbavitëse; Përkujdesje sociale që garanton dinjitet të qytetarëve dhe përkrahje të sektorit civil.

Në programin zgjedhor për katër vitet e ardhshme, shtoi Asani është paraparë edhe:Themelimi i njësisë për zjarrfikës; ndërtimi i fushës multi-funksionale; ndërtimi i sallës së sportit në nivel komunal; vazhdimi i projektit për ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës regjionale Tetovë-Jazhincë; Rekonstruktimi i rrugës nga f.Nepreshten-Trebosh e deri në Tetovë (deri te zona e lirë ekonomike); rruga fushore Përshevc – Gllogjë – Dobrosht – Nerasht që do të lidhet me rrugën Nerasht-Vorc; Ndërtimi i çerdhes për fëmijë; themelimi i pikës për grumbullim të produkteve bujqësore; zvogëlim prej 10% nga tatimi në pronë për rastet sociale; Mbulim i transportit publik për studentët me mesatare prej 8,5 dhe promovim dhe afirmim të komunës si destinacion atraktiv i biznesit, si dhe shumë projekte të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button