Vajza nga Mirdita përlot Kuvendin në Shqipëri (VIDEO)

Një vajzë nga Mirdita, Shqipëri, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Rural, emocioni të pranishmit, mes tyre edhe deputetë të parlamentit me ato çfarë ajo tha.

E kthyer në vendlindje për t’u marrë me blektori, pas studimeve për shkenca politike në Itali, ajo i dha një shembull politikës duke ia thënë në sy të vërtetat për fshatin, dhe nevojën për të vënë dorë. Fshati nuk njeh parti, tha Gerta. Ne punojmë me dorën e djathtë, zemra në rreh majtas, dhe trurin e kemi në qendër, deklaroi ajo duke kërkuar bashkëpunim të politikës.

Unë kam mbaruar studimet e larta në Romë, master shkencor për marrëdhënie ndërkombëtare me rezultate shumë të mira.

E kthyer në Shqipëri në provincën time u gjenda duke administruar një tufë dhishë prej 350 krerësh. Në fillim kur shkova në Itali ideja ishte që të vija këtu e të merresha me kafshën politike, por fati dhe provinca më krijoi mundësitë që unë të merrem me kafshën zoologjike. Pas 7 vitesh eksperiencë, sakrificash familjare e personale unë e im shoq nuk jemi penduar qoftë dhe një minutë të vetëm që jemi fshatarë, blegtorë dhe që kemi bërë këtë gjë të vogël në Mirditën e Madhe.

Kam shumë emocioni, ndjej mbi zemër dhe shpatulla peshën që kjo foltore të lëshon mbi shpinë, por unë do të iki prapë atje në provincën time, do të iki, dhe pesha e përgjegjësia do të bjerë mbi këta të nderuar deputetë.

Fshati ka nevojë të rilindë, rimëkëmbet, rianimohet. Le ta quajmë si të doni, fshati ka nevojë për kapital njerëzor, ti shembim rrugët e braktisjes dhe të ndërtojmë rrugët e rikthimit.

Unë kam ardhur jo vetem te sjell Gertën, por edhe Kristinën , e cila e ka çdo kush në fshat. Ngrihët në mëngjes mjel lopen, pasron vathin, shet qumështin me kokakolat e lara me kujdes , shet domate, rrush. nësë do pyesësh Kristinën çfarë don? Ajo thote dua vetëm ujë, rrugë dhe shkolla, keto kërkesa do ti shtoja dhe unë Kristinës.

Kristina do thote unë votoj atë që më sjell ujë dhe rrugë. Kush thote që fshatari nuk behet kurrë , e vret fsharin, shqipërinë dhe neve 1000 herë. Ky vend ka nevojë për punëtorë që kanë pak llafe dhe pak punë.

Kush mjell ka forcë optimizmi. fshati nuk ka politikë, nuk njeh opozite as pozitë. Nësë ky parlamentd dëshiron të bëjë mire, duhet që ky parlament të bëjë sëcili funksionin që i takon. kërkojmë bashkëpunim. 

Të gjejmë zgjidhjet së bashku për Shqipërinë rurale, urbane dhe europiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button