BDI në Bërvenicë dhe Tearcë, LSDM në Kavadar ndërsa VMRO-DPMNE në Tetovë

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur që marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 15 tetor, sot në ditën e gjashtë të fushatës  do të mbajnë tubime dhe takime me qytetarët në disa qytete dhe vendbanime në Maqedoni.

Bashkimi Demokratik për Integrim sot do të mbajë takime me qytetarët e Bërvenicës dhe të Tearcës, ndërkaq Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së do të mbajë edhe një pres konferencë në selinë e BDI-së në Tetovë.

Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Çair, Zeqirija Ibrahimi do të mbajë konferencë për shtyp pas kazermës në Fushë Tophanë, në vendin ku është dashur të ndërtohet Universiteti Shtetëror i Tetovës, ndërsa konferencë shtypi në Tetovë do të mbajë edhe kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM do të mbajë takim me qytetarët në Rosoman  dhe tubime në Demir Kapi, Negotinë dhe Kavadar.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë takime me qytetarët në Gostivar dhe Tetovë.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor filloi më 25 shtator, ndërsa do të përfundojë më 13 tetor në orën 24:00.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote do të kenë 1.814.644 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button