Qeveria spanjolle: Referendum për pavarësi të Katalonjës nuk do të ketë

Referendumi për pavarësi të Katalonjës nuk do të mbahet, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë spanjolle, Iniho Mendez de Vigo.

“Theksoj se nuk do të mbahet referendum më 1 tetor”, deklaroi De Vigo në konferencë për media pas seancës së Qeverisë. Ai përsëriti se qëndrimi i Madridit është se referendumi është ilegal, transmeton MIA.

Ministria e Zhvillimit të Spanjës vendosi t’i kufizojë fluturimet mbi Barcelonën për shkak të referendumit për pavarësi, i cili është i planifikuar për më 1 tetor.

Prej sot, madje deri më 2 tetor, hapësira ajrore do të jetë e mbyllur.

Nga Ministria përkujtojnë se kufizimet kanë të bëjnë vetëm për helikopterë apo aeroplanë të vegjël.

Ministria përkujtojnë se deri tani ka pasur kufizime të tilla, si për shembull, me rastin e Ditës Kombëtare të Katalonjës.

Zëdhënësi i qeverisë i rajonit autonom, Zhordi Turul deklaroi se 2.315 vendvotime do të ketë në Katalonjë, ndërsa rreth 7.000 njerëz do të kyçen në zbatimin e referendumit të caktuar për më 1 tetor

Sipas anketave, shumica e qytetarëve të Katalonjës, edhe krahas ndarjes së thellë për pavarësi, dëshirojnë të dalin në referendum dhe përfundimisht të zgjidhet kjo çështje.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës, këtë referendum e shpalli të kundërligjshëm dhe Madridi po tenton ta pengojë me çdo çmim. Kjo shkaktoi protesta në Barcelonë dhe qytete tjera në Katalonjës, madje edhe në Madrid, ndërsa internet faqet të cilat e promovojnë referendumin janë bllokuar.

Lideri i Katalonjës kumtoi se referendumi do të mbahet pa marrë parasysh gjithçka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button