Zaev: Çdo inovacion për vendin është i mirëseardhur

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot priti përfaqësues nga kompania hulumtuese britanike “Egzagenika Risërç”.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, përveç kryeministrit Zaev ka marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, si dhe një pjesë e këshilltarëve të kryeministrit dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Mysafirët nga Britania e Madhe, të kryesuar nga themeluesi i kompanisë Ris Uotkins, kryeministrit Zaev ia prezantoi teknologjinë “Hidra”, e cila mundëson bartje të sasive të mëdha të ujit nga njëri vend në tjetrin.

Nga “Egzagenika Risërç” kanë shprehur interes të zbatojnë hulumtim për potencialet e resurseve udhëheqëse në Maqedoni dhe për mundësitë për shfrytëzimin e tyre komercial.

Kryeministri Zaev theksoi se iniciativat e tilla janë të mirëseardhura dhe se çdo inovacion i cili vendit do t’i sjell vende të reja të punës është i pranueshëm.

Zaev potencoi se Qeveria është e hapur për ide të reja dhe se dëshiron t’i zbatojë përvojat nga shembujt e mirë.

Zaev: Çdo inovacion për vendin është i mirëseardhur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button