Lopetegui publikon listën anti-Shqipëri

Ashtu sikurse Panucci edhe Julen Lopetegui publikoi listën e të grumbulluarve për sfidat që do të luajë ndaj Shqipërisë dhe Izraelit në 6 dhe në 9 tetor, percjell Top Channel.

Gerard Pique do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje pasi Lopetegui e ka thirrur të luajë këtë përballjeve pavarësisht turbullirave që shkaktoi së fundmi me deklaratën e tij në mbështetje të votimit për pavarësinë e Katalunjës.

Të rejat në listën e Lopeteguit është përfshirja Kajehon, Ijarramendit dhe Rodrigos.
Këtë radhë Lopetegui ka preferuar që të mos e thërrasë David Vijën, ndërkohë që edhe këtë radhë është lënë jashtë Diego Costa. Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës, nuk ka asnjë ndryshim.

Spanja është kryesuese e Grupit G me 22 pikë, 3 më shumë se Italia e vendit të dytë. Skuadrës spanjolle i mjafton vetëm 1 fitore në 2 sfidat e fundit për t’u kualifikuar direkt në fazën finale të Botërorit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button