Këshilltarët në kabinetin e ministrit Taravari këshillohen mes vete (Dokument)

NOVA TV e publikoi informatën për konflikt të interesave në kabinetin e ministrit të shëndetësisë Arben Taravari në lidhje me këshilltarët e tij. Ky i fundit i shkruar si neurolog paraqitet si këshilltarë i vetes, gjegjësisht i ministrit Taravari. Në listën e këshilltarëve është edhe neurologja Merita Ismaili Marku e cila si këshilltare në kabinetin e ministrit të Shëndetësisë duhej ta informojë ministrin në fushën e neurologjisë. Edhe sekretari shtetëror i shëndetësisë Vlladimir Milloshev është shënuar si personin që duhet ta këshillojë ministrin nga fusha e kirurgjisë maksilofaciale. Shkurt pas publikimit të lajmit Taravari komentoi në Facebook.

“Unë tash njoftohem se jam në atë komision dhe menjëherë kërkova të tërhiqem. Sa për informatë nuk kam marrë asnjë denarë kompensim”, shkroi në koment nën tekstin e NOVA TV Arben Taravari.

Jozyrtarisht, ministri Taravari nuk ka marrë pjesë në krijimin e listës për këshilltarë nacional mes të cilëve u gjenden të tre emrat e zyrtarëve të lartë shtetëror. Nënshkrimi i tij është vendosur me vulë pa e ditur ai. Nuk ka konfirmim për këtë, e as informatë se a do të përgjigjet dikush për këtë.

Janë 21 këshilltarët në listë që do të duhej ta këshillojnë Taravarin, ndërsa dokumentin e kanë nënshkruar edhe shefi i kabinetit Besnik Hamiti dhe sekretari shtetëror Vlladimir Milloshev që është në vetë listën e këshilltarëve.

Çdonjëri prej tyre do të marrë nga 12.000 denarë në muaj ose gjithsej nga buxheti për ta do të ndahen 55.000 euro në vit.

Por, jo vetëm për të punësuarit në kabinetin e Taravarit, në rrethet mjekësore tashmë komentohet edhe për një pjesë të emrave të këshilltarëve të mbetur nga kjo përbërje që anëtarësohen nëpër komisione të ndryshme dhe Borde drejtuese ku marrin rrogë si honorarë.

Këto këshilltarë janë të detyruar ta ndjekin implementimin e planeve aksionare nëpër institucione dhe t’i dorëzojnë raport ministrit të Shëndetësisë.

LEXO: Taravari tërhiqet nga lista e këshilltarëve ku këshillonte vetveten

Taravar2 Taravari Taravari1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button