Bëhet sistemimi paraprak i linjave të autobusëve

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot bëri sistemim paraprak të linjave të reja ose ndryshimin e linjave ekzistuese të autobusëve për vitin 2017.

Në bazë të sistemimit paraprak, prej gjithsej 27 aplikacioneve të dorëzuara për transportin ndërkomunal të udhëtarëve janë miratuar 14, një pjesërisht është miratuar, ndërsa 12 janë refuzuar. Për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve, nga ana tjetër, nga 51 aplikacione të dorëzuara janë miratuar 28, tre janë miratuar pjesërisht, ndërsa 20 janë refuzuar.

“Sistemimi i linjave të autobusëve bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në Ligjin për transportin në komunikacionin rrugor dhe akteve nënligjore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për Transport dhe Lidhje.

Informacionet e plota për sistemimin preliminar të linjave janë në dispozicion në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve www.mtc.gov.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button