fbpx

Panel diskutim: Turqia mbetet në majën e prioriteteve të jashtme-politike të Maqedonisë

Turqia ka qenë dhe do të jetë në majën e prioriteteve të jashtme politike të Maqedonisë. Vëllimi i investimeve të huaja nga Turqia në Ballkan dhe Maqedoni është i konsiderueshëm, por ende ekziston hapësirë për përmirësim, u vlerësua në panel diskutimin që mbrëmë në Shkup e organizoi Shoqata e studentëve të diplomuar nga universitetet e Turqisë.

Në panel diskutimin u theksua se bashkëpunimi në planin kulturor, ekonomik, politik dhe akademik është dhe duhet të mbetet prioritet për të mirën e dy shteteve.

давотолгу

Sipas ish-kryeministrit të Turqisë dhe deputet nga Konja, Ahmet Dautoglu, i cili ishte folës kryesor në panel diskutimin, afërsia midis Maqedonisë dhe Turqisë veçanërisht te gjeneratat e reja është kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ardhshme bilaterale, ndërsa Shoqata e studentëve të diplomuar nga universitetet turke duhet ta marrë rolin e katalizatorit të zhvillimit përmes institucioneve arsimore.

“Neve na duhen njerëz të cilët ndërtojnë ura, e jo mure”, theksoi Dautoglu.

Në panel diskutim pati fjalim edhe ambasadorja turke Talin Erkan Kara, ndërsa folën edh përfaqësuesit nga partitë politike dhe sektori i biznesit.

Qëllimi i panel diskutimit ishte që të rishikohen sfidat potenciale në zhvillimin e bashkëpunimit të ardhshëm midis Maqedonisë dhe Turqisë si në nivel ekonomik, ashtu edhe në atë politik, si dhe ruajtjen e marrëdhënieve bilaterale dhe krijimin e një klime që do ta rrisë afirmimin e investitorëve turq në Maqedoni dhe eksportuesit e Maqedonisë në Turqi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close