Shpërthim eksplozivi në Shkodër

Një sasi lënde plasëse është vendosur në qepenat e një dyqani në qendër të qytetit të Shkodrës, rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm, përcjell Top Channel.

Si pasojë e shpërthimit, ka pasur disa dëme të vogla materiale.

Sipas policisë, lënda plasëse ka qenë në sasi të vogël. Dyqani ku është vendosur eksplozivi është pronë e shtetasit me iniciale A.D.

Për momentin ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button