Bilanci i viktimave nga tërmeti në Meksikë arriti në 344
Shefi i Shërbimit për mbrojtje civile, Luis Felipe Puente në llogarinë e tij në Tuiter, publikoi se deri më tani janë gjetur 344 viktima prej tërmetit i cili ndodhi më 19 shtator në Meksikë.
Ekipet për shpëtim akoma janë duke kërkuar nëpër rrënoja.
Presidenti i Meksikës, Enrike Penja Nieto të mërkurën theksoi se, sipas vlerësimeve, dëmet e tërmetit, i cili ishte me intensitet prej 7,1 ballësh, sipas Shkallës së Rihterit, mund të arrijnë deri në dy miliardë dollarë.