SHBA, parashikohet rritje ekonomike prej 3.1 për qind

 Rritja ekonomike në SHBA për tremujorin e dytë të vitit 2017 është parashikuar në 3.1 përqind, njoftoi të enjten Departamenti Amerikan i Tregtisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e mëparshme ishin 3 për qind për muajin e kaluar, ndërsa pritshmëria e tregut për rritjen e shifrës ishte të mbetet e pandryshuar në 3 për qind.

Leximi i fundit dhe përfundimtar i të dhënave gjithashtu shënoi normën më të lartë të rritjes tremujore për ekonominë amerikane që nga tremujori i parë i vitit 2015, kur Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) shënoi një rritje prej 3.2 për qind.

“Rritja e tremujorit të dytë të PBB-së reale reflekton rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve për mallrat dhe shërbimet si dhe rritjen e investimeve të biznesit, eksporteve dhe shpenzimeve të qeverisë federale”, thuhet në një njoftim të Departamentit të Tregtisë.

“Fitimet e korporatave u rritën në 0.7 për qind në një normë kuartale në tremujorin e dytë të vitit 201, pas rënies 2.1 për qind në tremujorin e parë”, shtoi më tej.

Ekonomia e SHBA-ve u rrit në 1.2 për qind në tremujorin e parë të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button