fbpx

BPRM: Kriza politike dhe ekonomia e ngadalësuar e zvogëluan aktivitetin në banka

Bankat në kuartalin e parë të këtij viti kanë vërejtur aktivitet më të vogël për 1,6 për qind nën ndikimin e  faktorëve të zakonshëm sezonal, aktivitet të ngadalësuar ekonomik, si dhe për shkak të rreziqeve prej ngjarjeve politike vendore të cilat ishin të pranishme.

Këtë e konstatoi Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme në të cilën u shqyrtua dhe miratua Raporti për rreziqet në sistemin bankar në kuartalin e parë të vitit 2017.

Në këtë periudhë, siç kumtojnë nga BPRM, potenciali depozitar i bankave është zvogëluar para së gjithash nën ndikimin e zvogëlimit të depozitave korporative.

Shkalla kryesore e interesit u zvogëlua gjithsej për 0,50 për qind pikë dhe u reduktua në 3,25 për qind që është niveli para eskalimit të gjendjes politike dhe spekulimeve në tregun devizor dhe depozitar nga fillimi i kuartalit të dytë të vitit 2016. Ndryshimet në lartësinë e shkallës kryesore të interesit janë ndjekur me ndryshime në lartësinë e shumës së ofruar të të dhënave të kontabilitetit .

Në fund të kuartalit të parë të vitit 2017, pjesëmarrja në jofunksionalitetet në kreditë e përgjithshme shënoi zhvendosje të vogël dhe u ul në nivelin prej 6,4 për qind, kundrejt 6,6 për qind më 31 dhjetor 2016. Pjesëmarrja e jofunksionaliteteve në kreditë e përgjithshme të amvisërive është stabile, dhe lëviz rreth 2,5 për qind.

Treguesit e solvencës dhe kapitalizimit të sistemit bankar shënojnë rritje të caktuar në kuartalin e parë të vitit 2017, që del më së shumti prej uljes së aktivit të ponderuar sipas rreziqeve të bankave edhe atë para së gjithash sipas rrezikut valutor.

Rezultatet e testimit të stresit të zbatuara më 31 mars 2017 janë më të mira në krahasim me fundin e vitit 2016 dhe tregojnë për rezistencë të kënaqshme të bankave ndaj goditjeve të simuluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button