Zaev ua uroi Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve

Kryeministri Zoran Zaev në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë ua uroi sot Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve, të gjithë pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në Maqedoni.

Ai iu falënderoi pjesëtarëve të këtij komuniteti për atë që kontribuojnë për bashkëjetesë dhe zhvillim të Maqedonisë dhe iu porositi të vazhdojmë së bashku ta ndërtojmë vendin në shtet të avancuar dhe shtëpi për të gjithë.

“I dërgoj urimet e sinqerta deri te qytetarët në shtetin tonë për Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve. Komuniteti i boshnjakëve në Republikën e Maqedonisë jep kontribut aktiv në proceset demokratike dhe shoqërore dhe me këtë e dhe në përparimin dhe në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë. Përmes miqësisë dhe tolerancës, kujdesit dhe mirëkuptimit, punës së zellshme dhe bashkëjetesës ndaj të cilës jeni të përcaktuar, ju qytetar të nderuar keni rol të rëndësishëm në ndërtimin e Republikës së Maqedonisë në një shoqëri për të gjithë dhe shtëpi për të gjithë qytetarët”, thuhet në urim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button