Esnafi i Çarshisë mbështet kandidatin e BDI-së për kryetar të Çairit, Visar Ganiun

Esnafi i Çarshisë ka mirëpritur dhe ka mbështetur kontratën e kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Afaristët e Çarshisë, në takimet e realizuara me prof. dr. Visar Ganiu, bartësin e listës për këshilltarë në qytetin e Shkupit, Besnik Ajeti, bartësin e listës për këshilltarë në komunën e Çairit, dr.Fikri Abdullai dhe përfaqësuese të forumit të BDI-së Dega Çair u shprehen të gatshëm të kontribuojnë në zvillimin ekonomik të komunës.

“Jemi të kënaqur nga programi i Visar Ganiut se si ai e sheh dhe planifikon të duket Çairi pas 4 viteve. Sidomos më pëlqen ideja e zgjatjes së orarit të punës në dyqanet e Çarshisë”, është shprehur një afarist gjatë takimit me Ganiun.

Ganiu me ekipin e tij, u ka premtuar esnafit të Çarshisë së Shkupit, se ai do të jetë në dispozicionin e tyre 24 orë në ditë për çfarëdo problemi apo nevojë të kenë.

“KONTRATA për Çairin në vete përmban projekte edhe për Çarshinë e vjetër të Shkupit, projekte kto që presim ti realizojmë bashkë me esnafin sepse ata e dijnë më së miri të këshillojnë kur bëhet fjalë për ndonjë projekt që realizohet në hapësirat e Çarshisë”, u shpreh Ganiu.

Ndërsa, bartësi i listës për këshilltarë në qytetin e Shkupit, Besnik Ajeti, u ka premtuar esnafit të Çarshisë se ai do jetë zëri i tyre në këshillin e qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button