fbpx

Shpallen rezultatet e referendumit kurd në veri të Irakut

Afërsisht 93 përqind kanë votuar pro në referendumin antikushtetues të mbajtur nga Administrata Rajonale Kurde në Veri të Irakut (ARK), njoftoi të mërkurën Komisioni i Lartë për Zgjedhje dhe Referendum i ARK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në referendumin që u mbajt në rajonin kurd në veri të Irakut, përfshirë Kirkukun dhe rajonet e tjera të kontestuara, 92.3 për qind kanë votuar pro, ndërsa 7.27 për qind kundër pavarësimit nga Iraku, njoftoi Hindirin Muhammed, kryetari i komisionit.

Sipas tij, pjesëmarrja në referendumin jolegjitim ka qenë 72 për qind.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close