Pasuesi i Sessions, i zgjedhuri i Trump humb garën në Alabama

I zgjedhuri i presidentit amerikan për garën e Alabamës për Senatin, Luther Strange humbi parapraket republikane ndaj kristianit konservator, Roy Moore, transmeton Top Channel.

Një ish-gjykatës populist, Moore pushtoi titujt e gazetave pasi shkoi në qendrën e votimit me kalë dhe pasi tregoi një armë zjarri gjatë një manifestimi.

Lajmi është i destinuar të shqetësojë republikanët në Uashington, përfshirë presidentin Trump, i cili vuri me besim kandidatin Strange përballë krahut antiestablishment të partisë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe zëvendëspresidenti Mike Pence u shfaqën krah Strange gjatë fushatës, ndërsa një grup politik i lidhur me zyrtarin e lartë republikan, Mitch McConnell, thuhet të ketë shpenzuar gati 9 milionë dollarë për fitoren e tij.

Vendi në Senat, për të cilin po zhvillohet gara, mbahej nga Jeff Sessions deri në muajin shkurt, kur Trump e zgjodhi atë Prokuror të Përgjithshëm. Presidenti e shfaqi hapur preferencën e tij më 24 shtator, kur u kërkoi qytetarëve përmes një mesazhi në “Tëitter” të votonin për Luter Strange.

70-vjeçari Moore njihet për humbjen e pozicionit të gjyqtarit dy herë. Herën e parë, ai nuk i ishte bindur një urdhri gjykate për të hequr një monument të “Dhjetë urdhëresave” nga salla e gjyqit. Kur popullit i Alabamës e rizgjodhi për herë të dytë, ai u pezullua sërish pasi sfidoi një urdhër të Gjykatës së Larte në vitin 2015, që ligjëronte martesat “gay”.

Alabama nuk ka zgjedhur një demorkat në Senat prej një çerekshekulli, kështu që me shumë gjasa, Moore do të mundë rivalin e tij demokrat Doug Jones, në votimin e 12 dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button