Ja çfarë premton kandidati i BDI-së, Xhemil Qamili në komunën e Dollnenit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar mbrëmë komunën e Dollnenit në mbështetje të kandidatit të BDI-së në këtë komunë, Xhemil Qamili.

Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve lokale në komunën e Dollnenit, Ahmeti, siç njofton Zyra për informim e BDI-së, u shpreh se Bashkimi Demokratik për Integrim kësaj radhe pret nga qytetarët e komunës së Dollnenit e veçanërisht nga banorët e Cërnilishtes t’ia kthejnë krenarinë komunës, të krijojnë bashkimin më të madh të të gjitha fshatrave të tjera duke filluar nga Debreshi, Lazhani, Zhitosha.

“Ju keni një mision historik prandaj sytë i kemi tek ju sepse ju do t’i afroni të gjithë, do ti bashkoni të gjithë. Komuna ju takon të gjithë juve prandaj duke u bashkuar të gjithë ju i ktheni një të mirë këtij vendi për të gjitha komunitetet që jetojnë në këto hapësira. Xhemili duhet të fitojë sepse një nga programet më të mira i ofron Xhemili në saje të gjithë përkrahjes që ja ka thanë dhe ja jep Bashkimi Demokratik për Integrim. Bashkimi Demokratik për Integrim është forcë e pamposhtur pavarësisht se 15 vite kanë luftuar për ta mposhtur por a mposhten malet, a rrëzohen malet, jo. Ju duhet të organizoheni shumë mirë, ju duhet të jeni të shumë afër me gjithë njerëzit në këto hapësira pavarësisht partive të tjera që kanë kandidatë, thirrni me ju të vijnë se rruga juaj është më e mira, rruga juaj është më e sigurta për të gjithë njerëzit që jetojnë në këto hapësira. Prandaj ecni përpara, ecni përpara dhe dilni të gjithë të jeni me Xhemilin me bartësin e listës që është nga Debreshi me këshilltarët. Të gjithë së bashku të festojmë më 15 tetor, votoni numrin 3 ai është Xhemili juaj, Xhemili që do të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve që jetojnë në këto vendbanime”, ka potencuar Ahmeti në fjalim.

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar komune në komunën e Dollnenit Xhemil Qamilit në mitiningun e mbajtur mbrëmë para banorëve shpalosi programin duke prezantuar njëherësh disa nga projektet më të rëndësishme të cilat pritet të realizohen në mandatin e tij të ardhshëm katërvjeçar.

Duke folur për projektet e para që parashihen të realizohen për qytetarët e komunës së Dollnenit, Xhemail Qamili tha se në këtë tubim madhështor po e shpalos platformën zgjedhore me moton ta rikthejmë komunën bashkërisht.

“Për dallim nga oponentët tanë politik të cilët e luajnë rolin e tyre të përçarësit sot këtu para jush dalim me ofertë programore për prosperitetin tuaj për zhvillimin tuaj ekonomik për shëndetin tuaj dhe mirëqenien sociale për zhvillim të infrastrukturës të ambientit jetësor me një fjalë për një jetë më të mirë për të gjithë”, tha Qamili.

Ai i prezentoi disa nga projektet e parapara që kanë të bëjmë me asfaltimi e rrugëve dhe rrugicave nëpër të gjitha vendbanimet e komunës së Dollnenit, rregullimin e shtretërve të lumenjve që kalojnë përmes fshatrave të komunë së Dollnenit . Në këtë drejtim në vlerë kapitale e potencoi hapjen rrugës që lidh Dollnenin me komunën e Velesit e cila do të jetë arterie vitale për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Ai potencoi se garnitura e mëparshme politike në komunën Dolnenit arritën deri në atë shkallë që fëmijët në shkollat e zonës të mos kenë kushte elementare për mësim, pa rrymë, pa dru, pa nxehje me dritare të thyera dhe borxh prej disa qindra mijë eurosh.

Qamili u zotua para të pranishmëve në mitingun parazgjedhor se me Bashkimin Demokratik për Integrim arsimi do ta ketë vendin e duhur dhe për ketë arsye në shkollën fillore “Ismail Qemajli” është paraparë ndërtimi shtesë edhe i tre klasave për nevojat e nxënësve, do të rikonstruojë edhe shkollën “Liria” në Zhitosh.

Ai në fund ftoi anëtarët dhe simpatizant e Bashkimit Demokratik për Integrim me 15 tetor të dalin në mënyrë masovike e të votojnë numrin tre, të votojnë, siç tha, për vetveten, për ardhmërinë më të mirë për brezin tonë më të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button