Guteresh dhe Tramp e përshëndetën vendimin e Arabisë Saudite për gratë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh dhe presidenti amerikan, Donald Tramp e përshëndetën vendimin e mbrëmshëm të mbretit të Arabisë Saudite, Salman, i cili me dekret urdhëroi që grave në vend t’u lejohet drejtimi i automjeteve.

“E përshëndetë vendimin e Arabisë Saudite për pezullimin e ndalesës që gratë të drejtojnë automjete. Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, shkroi Guteresh në llogarinë e tij në Tuiter.

Shtëpia e Bardhë kumtoi se Tramp e ka përshëndetur vendimin e mbretit Salman, duke e quajtur “hap të vërtetë”.

Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë, ku grave u ndalohet drejtimi i automjetit.

Dekreti mbretëror parasheh formimin e trupit ministror, i cili do të japë rekomandime në afat prej 30 ditësh, ndërsa më pas do ta zbatojë dekretin deri në qershor të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button