Kandidati i PDSH tërhiqet nga gara për Komunën e Strugës, mos përçahet vota shqiptare (Video)

Mendi Asani, kandidati i PDSH-së në Strugë, sot ka dhënë dorëheqje nga kjo garë, pasi tha se kandidatura e tij do të ndikonte që të përçahet vota shqiptare.

”Duke marr parasysh situatën e krijuar në Strugë, dhe duke marr parasysh analizat e bëra nga partia ku shihet se gjasat janë maksimale që për kryetar të komunës mund të fitojë një kandidat jo-shqiptarë. Me çrast do të bëheshte një dëm i madh, jo vetëm për interesat e shqiptarëve në Strugë por për shqiptarët në përgjithësi. Unë bashkë me kryetarin e partisë dhe degës, vendosëm që tërhiqemi nga gara për kryetar të Strugës,” deklaroi Asani.

Përndryshe, kandidatë shqiptarë në këtë komunë janë Ramiz Merko nga BDI, Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët dhe Lavdrim Elmazi nga Lëvizja Besa ndërsa LSDM ka dalë me Vasil Altashkoskin dhe VMRO me Sead Sollakovskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button