Shqipëria zgjodhi filmin kandidat për Oscar

Shqipëria ka zgjedhur filmin e saj kandidat për përzgjedhjen e Oscar. “Daybreak” e Gentian Koçit është propozimi shqiptar për kategorinë e filmave në gjuhë të huaj, shkruan Revista Class.

Tashmë do të jetë në dorë të Akademisë së filmit për të bërë përzgjedhjen. Kujtojmë që dy vjet më parë Oscar përzgjodhi filmin “Shok”, prodhim kosovar-britanik, për kategorinë e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër, pa montazh.

Filmi i Gentian Koçit tregon historinë e një mamaje të re e cila pasi e nxorën nga shtëpia ku jetonte sepse nuk paguante dot qiranë, zhvendoset me djalin 1-vjeçar për të punuar si kujdestare e një gruaje të moshuar që ka zënë shtratin. Leta (Ornela Kapetani) duhet ta mbajë gruan e sëmurë gjallë.

“Daybreak” pati premierën botërore muajin e kaluar në Festivalin e Filmit të Sarajevës ku Kapetani u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj.

Filmi është një bashkëprodhim shqiptaro-grek, i zhvilluar në programin Cinelink të Sarajevës. Daybreak, “Dita zë fill” në shqip, është realizuar nga Artalb Film dhe Graal Films me mbështetjen financiare të Eurimages, Qendrës Kombëtare Shqiptare të Kinematografisë, Qendrës Greke të Filmit, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Radiotelevizionit Shqiptar, qeverinë shqiptare dhe SEE Cinema Network, shkruan Hollywoodreporter.

 

Shqipëria ka propozuar 10 herë kandidatura për Oscar që nga viti 1996, por nuk është nominuar asnjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button