fbpx

Në Agjencinë për Punësim deri më tani janë parashtruar 816 kërkesa nga punëtorët e falimentuar

Në Agjencinë për Punësim deri sot kanë arritur 816 kërkesa për punëtorët e firmave të falimentuara për pagesën e kompensimit në pajtim me Ligjin të sjellë kohë më parë për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit.

Drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, sot në konferencë për shtyp kumtoi se deri më tani nuk është sjellë asnjë vendim, sepse ende është në vijim aplikacioni.

Afati për parashtrimin e kërkesave është një vit, ndërsa kërkesat parashtrohen përmes rrugës elektronike. Punëtorët e firmave të falimentuara duhet të parashtrojnë vetëm letërnjoftim për identifikim, ndërsa dokumentet e tjera Agjencia do t’i sigurojë sipas detyrës zyrtare. Nëse kërkesa nuk mund të parashtrohet përmes rrugës elektronike, punëtorët e falimentuar këtë mund ta bëjnë në arkivin e qendrave për punësim.

“Lehtësim në këtë ligj është ajo që nuk është i nevojshëm që stazhi të jetë i paguar. Mjafton që personat të kenë qenë në marrëdhënie punë, gjegjësisht si dëshmi në artikullin e kërkesës janë vetëm M1 dhe M2 formularët”, sqaroi Jovanovska.

Në konferencën për shtyp, në të cilën mori pjesë edhe kryetarja e shoqatës së punëtorëve të firmave të falimentuara UNIT, Liljana Gjorgjievska, u theksua se rreth 300 deri në 4000 punëtorë të firmave të falimentuara në nivel të shtetit nuk i plotësojnë kushtet për të marrë kompensim, gjegjësisht nuk kanë stazh të mjaftueshëm të punës.

Me ligjin për punëtorët e firmave të falimentuara pritet që rreth 3.500 persona të marrin kompensim mujor prej nga 7.596 denarë, gjegjësisht 34 për qind nga neto paga e paguar mujore gjatë vitit të kaluar. Në vit për këtë qëllim nga Buxheti i APRM-së do të sigurohen 300.816.000 denarë.

Kompensimin mund ta shfrytëzojnë personat e papunë të moshës nga 52 vjet gratë dhe 55 vjet burrat me të paktën 15 vjet stazh në ndërmarrjet me pronësi dominuese të shtetit, ndërsa atje marrëdhënia e punës t’ju ketë mbaruar në bazë të falimentimit, likuidimit ose tepricës teknologjike, në përmbyllje me 30 qershorin e këtij viti.

Ligji për punëtorët e falimentuar hyri në fuqi më datën 20 të këtij muaji, ndërsa një ditë përpara u soll nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close