fbpx

De Biasi: Ika nga Shqipëria sepse nuk shkonte dot në Rusi

Gianni De Biasi është prezantuar sot si trajneri i Deportivo Alaves.

61-vjeçari, pak kohë pasi dha dorëheqjen nga përfaqësuesja kuqezi, me të cilën pati arritjet më të mëdha personale si trajner me kualifikimin në Europian, kthehet në Spanjë për një tjetër aventurë, transmeton Top Channel. 

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu, në një skuadër të mirëorganizuar. Gjëja më e rëndësishme do të jetë skuadra që të jetë një grup i vetëm, vetëm kështu do të arrijmë së bashku objektivin që si fillim do të jetë sigurimi i mbijetesës. Në fushën e lojës ne duhet të jemi të zgjuar, më të zgjuar se rivalët. Më pëlqeu skuadra ndaj Realit të Madridit. Tregoi motivim, por vetëm ai nuk mjafton”, tha De Biasi.

Ka qenë i paevitueshëm komenti i De Biasit për përfaqësuesen shqiptare: “U largova nga Shqipëria pasi ajo skuadër nuk shkonte dot në Rusi. Lojtarëve pas Europianit i iku dëshira dhe uria, kujtuan se arritën gjithçka. Më duhej t’i lija vendin një trajneri tjetër që të kishte mundësi të njihte skuadrën dhe ta përgatiste për në eliminatoret e ardhshme. Ai është një ekip i gatshëm tashmë dhe unë bëra një gjest dashurie ndaj Shqipërisë, Presidentit dhe tifozëve”.

Këtë aventurë të re në Spanjë, De Biasi do ta fillojë fundjavën e ardhshme me ish-skuadrën që ka drejtuar më parë në sezonin 2007/08, Levanten.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close