fbpx

Koalicioni Aleanca për shqiptarët (RDK-UNITETI) promovoi kandidatët për kryetarë të komunave

Koalicioni Aleanca për shqiptarët (RDK-UNITETI) mbajti konventë promovuese në teatrin e hapur të Gostivarit, ku u promovuan kandidatët për kryetarë të komunave dhe listat për këshilltarë për komunat, Gostivar, Dibër, Kumanovë dhe Çair. Në këtë ngjarje të pranishëm ishin kryetari i RDK-së, Vesel Memedi dhe kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni. Gjithashtu në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe minsitri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu.

Në fjalimin e vet, njëri nga partnerët e koalicionit, Vesel Memedi, deklaroi se shqiptarët ndodhen para dy sfidave të mëdha kundër projekteve antinacionaliste dhe antireligjioze të cilat po pregatiten nga kuzhina të ndryshme, Përballja me këto fuqi kërkon mobilizim, sepse ideologjia dhe filozofia e tyre janë shumë destruktive. Këto fuqi, deklaroi memedi, nuk na lë[në të qetë, por duhet të kuptojnë se edhe ne nuk do t’i lëmë të qetë dhe sa më shpejtë ta kuptojnë këtë më mirpë do të jetë për ta. Ne, nuk do të heqim dorë asnjëherë, tha Memedi. Memedi gjithashtu potencoi se Gostivari tashmë 20 vite është peng i disa personave, dhe tani jo vetëm që duan kjo pengmarrje të vazhdojë, tani përpiqen këtë stafetë të pengmarrjes t’ia japin dikujt tjetër, por kjo nuk do të ndodhë asnjëherë. Qytetarët e Gostivarit do të lirohen nga kjo pengmarrje me votim të personifikimit nga më i miri i gjeneratës së re, djalit të njërit nga të vrarët në ngjarjet tragjike të Gostivarit, Shpat Iseini. Në fund të fjalimit të tijl. Memedi deklaroi se nuk mund të votohet për dikë që i dërgon fëmijët e vet në universitete botërore, ndërkaq fëmijët e tjerë i dërgon të vriten për vota, nuk mund të votohet për atë që garon për Gostivarin, ndërsa vetë me familjen e vet jeton në Shkup, dhe nuk mund të votohet për dikë që njëherë kandidon e mandej tërhiqet.

Kryetari i Unitetit në fjalimin e vet para të prnaishmëve deklaroi se misioni dhe vizioni i koalicionit Aleanca prë shqiptarët është i njejti nga dita e parë e themelimit, dhe se ky udhpëtim i yni do të vazhdojë edhe më tej deri në realizimin e barazisë së të gjithë qytetarëve në këtë shtet, dhe anëtarësimi në strukturat euroatlantike. Ostreni deklaroi se disa personja tentuan ta shkatërrojnë këtë koalicion të Aleancës por planet e tyre nuk mund të realizohen asnjëherë.

Para të prnaishmëve fjalim mbajti edhe minsitri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu i cili deklaroi se kandidati për Komunën e Gostivarit, Shpat Iseini është personifikii më i mirë nga plejada e re e gjeneratës së re, mirë i pjekur por me mund të jetimit prej më shumë se 20 viteve, i guximshëm, i mençur, por më me rëndësi, i rrethjuar me njerëz të mirë, ekspertë dhe profesionistë nga sfera të ndryshme të cilët e këshillojnë në këtë rrugëtim. “Nuk kemi dilema se ndryshimet do të fillojnë nga Gostivari me Shpat Iseinin dhe do të zgjerohet nëpër tërë shtetin”, deklaroi ministri Suhejl Fazliu.

Bartësja e listës për Komunën e Gostivarit, Luljeta Aziri deklaroi se shkaku prëse pranoiu të jetë bartëse e listës, lidhet me fëmijët, nxënësit, ku të gjithë duhet të kudjesemi si sytë tanë, ndërkaq kjo bëhet më së miri kur merret përgjegjësi aty kuz sillen vendime, këshilli i komunës. Në suaza të këshillit, sipas saj, do të krijohet hapësirë maksimale për participim të drejtpërdrejtë të qytetarëve në sjelljen e vendimeve.

Para të pranishmëve fjalim mbajtën edhe kandidati për kryetar të komunës së Dibrës, Shkëlqim Xhafa, si dhe bartësja e listës për Kumanovën, Xhavide Zymberi Ebibi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close