Filloi referendumi kontrovers i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut

Ka filluar procesi i votimit për referendumin kontrovers të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut të cilën Gjykata Federale e Irakut e shpalli jokushtetues, raporton Anadolu Agency (AA).

Për referendumin e njëanshëm të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut të cilin e bojkotojnë turkmenët dhe arabët, janë hapur vendvotime në qytetet Erbil, Sulejmanije dhe Duhok si dhe në të gjithë Kirkukun statusi i të cilit është i diskutueshëm, qarku Tuzhurmatu i krahinës Sahaladdin, qarku Hanekin i krahinës Dijala dhe në qytezat Xhevavla dhe Karatepe.

Referendumi po mbahet edhe në qarqet Sinxhar, Mahmur, Telkejf, Hamdanije dhe Sheyhan të provincës Mosul, e cila u çlirua nga organizata terroriste DEASH, si dhe në qytezat Zummar, Rabia, Nemrud dhe Bartilla.

Procesi i votimit filloi në 12 mijë vendvotime, 7 mijë brenda Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut dhe 5 mijë në rajonet e diskutueshme.

Sipas të dhënave të Komisionit të Lartë të Zgjedhjeve dhe të Referendumit të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut numri i votuesve që pritet të marrin pjesë në këtë referendum, përfshirë edhe rajonet e diskutueshme, është 5 milionë e 200 mijë.

Shpërndarja e votuesve sipas qyteteve:

– Erbil: 1 milion e 200 mijë

– Sulejmanije: 1 milion e 280 mijë

– Kirkuk: 750 mijë

– Duhok: 800 mijë

– Mosul: 750 mijë

Vendet tjera: 420 mijë

Vendimi i diskutueshëm për referendum i Administratës rajonale kurde në veri të Irakut

Kryetari i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani pas një takimi të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor deklaroi se më 25 shtator do të organizojnë referendum, përfshirë Kirkukun dhe rajonet tjera të diskutueshme.

Ndërsa kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, pas shpalljes së referendumit nga Barzani tha se “Kjo nismë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se nuk do të njohin rezultatin”. Gjithashtu edhe Gjykata Federale e Irakut me të njëjtin arsyetim vendosi për ndalimin e referendumit duke e shpallur atë si të pavlefshëm.

SHBA ka paralajmëruar se është i rrezikshëm vendimi mbi referendumin i cili ka shkaktuar debate të mëdha dhe bëri thirrje që i njëjti të anulohet menjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button