fbpx

Infiniti së shpejti me konceptin e parë elektrik

Kompania e njohur e veturave, Infiniti, në panairin e veturave në Detroit në janar të vitit të ardhshëm do të prezantojë konceptin e ri elektrik.

Drejtori i departamentit të dizajnit të kësaj kompanie, Alfonso Albaisa, ka thënë se ky koncept do të jetë shembull për veturat elektrike të cilat do të shfaqen në treg në vitin 2019, transmeton Koha.net. Nuk është fjala për versionin elektrik të modelit aktual, por për një veturë të re, njofton Koha.net.

Image

Edhe pse Nissan mund t’i japë Infinityt platformën nga Leaf, Albaisa thotë se modeli i parë elektrik i këtij brendi do të ketë të vetin, me disa komponente të huazuara nga koncepti Prototype 9.

Ronald Kruger, kreu i Infinityt, më herët gjatë këtij viti ka zbuluar se kjo kompani “ka shumë kompetenca inxhinierike nga Nissan të cilat mund t’i shfrytëzojë”.

Image

Nuk dihet se çfarë lloji të sistemit elektronik të tërheqjes do të ketë vetura e re, përveç se mund të supozohet se mund të jetë i ngjashëm me Leafin, edhe pse ato bazohen në platforma të ndryshme.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close