fbpx

Videoja propagandistike e Koresë së Veriut: Kështu “bombardohen” luftanija dhe avionët amerikanë! (Video)

Forcat e Koresë së Veriut ‘bombardojnë’ luftanijen dhe avionët ushtarakë të Amerikës, sipas një videoje të manipuluar, publikuar nga Peniani.

 

Pamjet u publikuan fillimisht nga një websajt shtetëror në shtetin komunist “DPRK Today”, pak kohë pasi bombarduesit amerikanë B-1B u ngritën nga Baza e Guamit dhe iu afruan brigjeve të Koresë së Veriut.

Bombarduesit shoqëroheshin nga avionët luftarakë të Forcave ajrore amerikane F-15C që erdhën nga Japonia, sipas Agjencisë së lajmeve “Yonhap”.

Në pamjet propagandistike të përftuara nga kompjuterët, përcjell tvklan.al, shfaqen dy avionë amerikanë që shpërthejnë, teksa raketat koreanoveriore godasin edhe luftanijen bërthamore amerikane, USS Carl Vinson.

Në ‘filmin propagandistik’ koreanoveriorët paralajmërojnë ashpër SHBA-të se ky do të jetë fundi nëse Trump vendos të sulmojë Penianin.

Ndërkohë, në kryeqytetin e Koresë së Veriut është mbajtur një protestë anti-amerikane të shtunën, kur dhjetëra mijëra persona u mblodhën në Sheshin Kim il Sung për të dëgjuar fjalime nga zyrtarët.

“Shkatërrim total” dhe “Vdekje imperialistëve amerikanë”, thërrisnin protestuesit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close