fbpx

Lezhë, digjet makina e kryetarit të bashkisë Fran Frrokaj

Makina e kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është djegur në orët e para të ditës së sotme.

Policia bën me dije se bashkë me makinën e kryetarit të Bashkisë, është djegur edhe një tjetër në pronësi të SH.P.

Makinat kanë qenë të parkuar në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, në parkimin e një pallati.

Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, të cilin nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar.

Grupi hetimor po bën këqyrjen e kamerave përgjatë rrugës si dhe po merr deklarimet e pronarëve të mjeteve, të cilat nuk bëhen ende të ditura.

Informacion i Policisë Lezhë

Me datë 25.09.2017, rreth orës 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës , dhe konkretisht:

Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close