fbpx

Shkëndija me përmbysje merr fitoren e radhës

Është përmbyllur java e shtatë e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, me skuadrën e Shkëndijës që ka vazhduar me fitore. Kësaj radhe viktimë e “kuqezinjve” ishte skuadra e “Skopjes”, e cila edhe pse kishte epërsi me rezultat 1:0, nuk arriti ti bëjë ballë sulmit “vrasës” të Shkëndijës, e përbërë nga dyshja Ibraimi – Hasani, të cilët ishin arkitektët e fitores së radhës, që e le të vetmuar ekipin tetovar në kreun e tabelës.

Ndërkohë edhe Vardari ka marrë fitore me vlerë duke e mundur Pelisterin në Manastir me vetëm një gol të shënuar. Por befasia e kampionatit vazhdon të mbetet Akademija Pandev, skuadër kjo që sapo është ngjitur ne Ligën e Parë dhe po mban edhe më tej pozitën e dytë. Kësaj radhe djemt nga Strumica e kanë mundur Rabotniçkin që vazhdon të tregojë krizë të madhe me rezultat 1:2. Sileksi ka mundur Pobedën me rezultat 1:0, ndërsa dje Renova dhe Shkupi luajtën baraz 0:0. /Portalb.mk/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close