Central Azia Metal e ka blerë minierën Sasa

Prodhuesi i Kazakistanit të bakrit “Central Azia Metals PLC” i ka informuar aksionerët e saj se e ka pranuar ofertën për blerje të minierës “Sasa” të Maqedonisë për një vlerë prej 402,5 milionë dollarëve.

Siç publikoi “Fajnenshëll Tajms”-i londinez, kompania kazakistaneze ka arritur marrëveshje me pronarin aktual të “Sasa”-s “Orion Ko-Invesments end Fjuzhën Kapital” për blerje të minierës së bashku me borxhet dhe aktivën.

Sipas drejtorit ekzekutiv të “Central Azia Metals”, Nik Klark kjo shitblerje do t’i sigurojë kompanisë prodhim të metaleve me shpenzime të ulëta dhe operacione afatgjate, të cilat priten të gjenerojnë të ardhura pozitive financiare në një cikël të plotë afarist.

Vitin e kaluar miniera “Sasa” ka prodhuar 22.515 tonë koncentrat të zinkut dhe 28.955 tonë koncentrat të plumbit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button