Mesiq: Në Ballkan jetojmë në atmosferë të luftës së ftohtë të zgjatur

Në hapësirën e Ballkanit sot mund të konstatohet se po jetojmë në një atmosferë “të luftës së ftohtë”, ka thënë në Prishtinë ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq.

“Nuk ka përpjekje të mjaftueshme për të tejkaluar të kaluarën, madje ka provokime profashiste çdo ditë. Në disa shtete të rajonit po harrohet se Kosova është e pavarur dhe Bosnja e Hercegovina janë një”. Mesiq i bëri komentet në konferencën ndërkombëtare me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan- Roli i Parlamentarëve”, që ka nisur dje në Prishtinë.

Në konferencën dyditore po marrin pjesë burrështetas, parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani dhe Evropa, përfshirë ish-presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu; ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq; ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu; Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë etj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, priti në takim ish presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, i cili e uroi kryeministrin kosovar për detyrën, duke i shprehur atij dëshirat më të mira, për të dhe popullin e Kosovës, në rrugën euroatlantike.

Kryeministri Haradinaj theksoi mbështetjen e fuqishme që presidenti Mesiq i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90 e deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit drejt pavarësisë, e deri në ditët e sotme.

Mesiq nga ana e tij është shprehur se funksionet politike janë kalimtare, porse miqësia me Ramush Haradinajn dhe me popullin e Kosovës do të jetë e përjetshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button