Osmani në konferencë në Strasburg dhe takim me Hanin

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Europiane, Bujar Osmani sot do të marrë pjesë në Konferencën e trembëdhjetë të qyteteve dhe rajoneve Europiane në temë “Gjenerate e ardhshme e vendeve të reja – anëtarë të BE-së” në organizimin e Institutit të Rajoneve të Europës, e cila do të mbahet në Strasburg, Austri.

Në konferencë do të diskutohen shanset dhe perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kontekstin e politikës së zgjerimit të BE-së. Folësi kryesor do të jetë eurokomisari për zgjerim Johanes Han, i cili në këto tema drejtë për së drejti do të përballet me zëvendëskryetarët e Qeverive dhe Ministrave përgjegjës për integrime evropiane që vinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Zëvendëskryeministri Osmani në fjalimin në konferencë, do të referohet në sfidat më të mëdha për reformimin e vendit pas ndryshimit të Qeverisë, në kontekst të optimizmit të dukshëm evropian në rajon”, kumtoi pres-shërbimi i Sekretariatit qeveritar për çështje evropiane i RM-së.

Osmani do të ketë takim joformal me Johanes Han, eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim, ku theks i veçantë do të vendoset në progresin e Republikës së Maqedonisë në zhbllokimin e proceseve euro- integruese, implementimin e Planit 3-6-9, si dhe progresi i vendit në marrëdhënie me fqinjët.

Është paralajmëruan takim bilateral i zëvendëskryeministrit Osmani edhe me Volfgang Brandshteter, zëvendës-kancelar dhe ministër i Drejtësisë të Republikës së Austrisë. Në takim do të diskutohen temat që dalin nga sfera e reformave të Gjyqësorit të cilat përfshihen edhe në Planin 3-6-9, në kontekst të vërejtjeve dhe rekomandimeve nga Raporti më i ri i përgatitur nga ana e grupit të ekspertëve të lartë udhëhequr nga Rajnhard Pribe.

Në margjinat e konferencës, Zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë edhe sërë takimesh bilaterale me përfaqësuesit e vendeve të rajonit siç janë, Odeta Barbulushi, zëvendësministre për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igor Crndak, ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës si dhe me Jadranka Joksimoviq, ministre për Integrime Evropiane e Republikës së Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button