Ashpërsohet lufta e fjalëve midis Trumpit dhe Kimit
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se fjalimi i presidentit amerikan, Donald Trump, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e ka bindur atë se ka të drejtë të zhvillojë armë bërthamore.
Kim tha se Trump “do ta paguajë shtrenjtë”, pasi ka deklaruar se SHBA do ta “shkatërrojë tërësisht” Korenë e Veriut, nëse ajo paraqet kërcënim për të ose aleatët, transmeton REL.
Trump u përgjigj, duke thënë se “njeriu i sëmurë do të tesohet si kurrë më parë”.
Dy vendet janë përfshirë në një retorikë edhe më të urryer në muajt e fundit.
Kina ka reaguar ndaj luftës së fjalëve, duke paralajmëruar se “situata është e komplikuar dhe e ndjeshme”.
Rusia po ashtu ka bërë thirrje për përmbajtje.
Koreja e Veriut, vetëm në shtator, ka testuar një bombë të dyshuar hidrogjeni dhe një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi.
Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, i cili më herët e ka krahasuar fjalimin e Trumpit me “zhurmën e një qeni që leh”, paralajmëroi se Phenjani mund të testojë një bombë hidrogjeni në Oqeanin Paqësor, në përgjigje të kërcënimit nga presidenti amerikan.