Nuk do të ketë referendum për emigrantët në ditën e Zgjedhjeve lokale

Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale solli vendim që t’i ndalojë vendimet për organizimin e referendumeve lokale në komuna për emigrantët në ditën e Zgjedhjeve lokale, 15 tetor, dhe të ngritë procedurë para Gjykatës Kushtetuese për përcaktimin e ligjshmërisë.

Siç informon inspektori shtetëror për vetëqeverisje lokale, Rahim Musliu, vendimi deri më tani është sjellë për 12 komuna të cilat në Inspektorat kanë dorëzuar raport prej buletinit publik komunal në të cilin është publikuar referendumi, ndërsa pritet të dorëzohen edhe dy.

“Më 20 shtator Inspektorati bëri mbikëqyrje inspektuese të jashtëzakonshme në komunat Koçan dhe Shtip, ndërsa më 21 shtator në Gjevgjeli, Kavadar, Negotinë dhe Veles. Edhe gjashtë komuna kanë sjellë vendim për referendum në nivel lokal dhe e kanë njoftuar Inspektoratin për publikim. Ato janë Manastiri, Prilepi, Radovishi, Aerodromi, Gazi Baba dhe Ohri, ndërsa pritet njoftime të tilla të dorëzojnë edhe komunat Karposh dhe Gjorçe Petrov”, tha Musliu.

Vendimi do të dorëzohet në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, tek sekretari shtetëror për vetëqeverisje lokale dhe tek kryebashkiakët dhe këshillat e 12 komunave të involvuara, ndërsa kryebashkiakët do të kenë për obligim t’i njoftojnë edhe komisionet komunale zgjedhore.

Vendimi, siç theksoi Musliu, do të publikohet në Gazetën zyrtare, ndërsa në tri ditët e ardhshme edhe në ueb faqen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Arsye për sjelljen e tij, siç tha, është neni 22 i Ligjit për Vetëqeverisje lokale sipas së cilit askund nuk është theksuar se komunat kanë kompetencë për emigrantët dhe për vendosjen e tyre në vetëqeverisjen lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button