Gianni De Biasi kthehet në Spanjë

Pas 10 vitesh, Gianni De Biasi kthehet në Spanjë. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare është zgjedhja e skuadrës së Deportivo Alaves si pasuesi i Luis Zubeldias në pankinë.

De Biasi ka një eksperiencë të madhe në botën e futbollit dhe në 2016 bëri mrekullinë, teksa drejtoi Shqipërinë drejt fazës finale të Evropianit të Francës për herë të parë në histori. Fillimisht, De Biasi do të firmosë me klubin spanjoll një kontratë deri në fund të këtij sezoni, me opsion rinovimin e saj edhe për atë pasardhës.

Fati do që aventura e parë e De Biasit në stolin e Alaves të jetë sfida me Realin e Madridit në stadiumin “Mendisorrosa”.  Fillimi i sezonit është katastrofik për Alaves, pasi në 5 javët e para ka pësuar po kaq humbje dhe De Biasit i duhet të bëjë një tjetër mrekulli dhe të sigurojë mbijetesën në La Liga të kësaj skuadre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button