Takim Koxias-Dimotrov në Nju-Jork

Ministrat e punëve të jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov dje patën darkë të përbashkët në Nju-Jork, ku po marrin pjesë në Asamblenë e përgjithshme të KB-së. MPJ greke në Tuiter publikoi fotografi nga takimi, por nuk kumtoi asnjë hollësi tjetër. Tani për tani nuk ka informata as përmes mediave greke se për çka kanë biseduar dy ministrat.

Koxias para dy ditëve në Nju-Jork u takua me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, me të cilin, mes të tjerash, biseduan edhe për çështjen për emrin. Shefi i diplomacisë greke pas takimit, ku mori pjesë edhe ndërmjetësi Methju Nimic, shfaqi bindje se pas zgjedhjeve ekziston dritare për mundësi për diskutim për çështjen për emrin, nëse braktiset irredentizmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button