fbpx

Angjushev-Liksian: Bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe Kinës ka potencial të pakufizuar

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot u takua me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jin Liksian, me të cilën biseduan për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, me ç’rast konstatuan nivel të mirë dhe potencial për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, kumtuan nga Kabineti i zëvendëskryeministrit.

Angjushev në takimin ka theksuar se Republika Popullore e Kinës është vend me bruto prodhim më të madh nominal vendor në botë, një nga ekonomitë më të mëdha dhe me rritje më të shpejtë dhe potenciali për bashkëpunim të ndërsjellë është i madh.

“Gëzon informata se eksporti nga Republika e Maqedonisë drejt Kinës është pothuaj dyfish i rritur vitin e kaluar, me çka u zvogëlua deficiti tregtar, por, ai ende është i lartë. Si ekonomi e vogël do të vazhdojmë të gjejmë zgjidhje, prodhimet dhe shërbimet e kompanive nga Maqedonia do të hidhen në tregun kinez, i cili është me potencial të pakufizuar për bashkëpunim”, tha zëvendëskryeministri Angjushev.

Анѓушев со Јин Ликсиан

Temë e bisedës kanë qenë edhe dy pjesët e autostradës, të cilat i realizon kompania kineze Sinohidro dhe janë financiar me hua nga banka kineze Eksim.

“Projektet infrastrukturore janë me rëndësi të posaçme për avancimin e konkurrencës së kompanive nga Maqedonia dhe Qeveria do të përkushtohet në realizimin e projekteve të tilla. Me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, u tejkaluan problemet dhe gjetëm zgjidhje kompromisi që do të mundësojë thellimin dhe kompletimin e punëve të filluara”, potencoi Angjushev në takim.

Këto pjesë të autostradave, tha ai, janë të rëndësishme për kompanitë në pjesën lindore dhe perëndimore të Maqedonisë për shkak të transportit më cilësor, më të shpejtë dhe më të sigurt të njerëzve dhe mallrave. Kompanitë, vlerëson Angjushev, do të jenë më konkurrente, me çka do të mundësohet zhvillim lokal dhe rajonal ekonomik, por edhe rritje të ekonomisë në shtet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close