Pse Jakup Krasniqi po dyshon në koalicionin qeverisës

Dyshimet e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi në koalicionin qeverisës po bëhen edhe më të dukshme, raporton KTV .

Partnerit të koalicionit, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qeverisë që udhëheq nga ai, Krasniqi i jep gjashtë muaj kohë.

Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ish-kryeparlamentari ka thënë se brenda kësaj periudhe, kjo qeveri ka mjaftueshëm mundësi të tregojë nëse është e aftë të marrë vendime të mëdha dhe të punojë në interes të qytetarëve.

Krasniqi ka thënë se Nisma nuk do të votojë Behgjet Pacollin për president.

Madje, ai është i sigurt se subjekti i tij nuk nënshkroi asgjë ku pajtohet për një veprim të tillë.

Ndonëse bie ndesh me qëndrimet e kryeministrit Haradinaj, Krasniqi thotë se marrëveshja e Asociacionit për komunat me shumicë serbe është e gabueshme.

E Krasniqi, partia e të cilit është në qeveri, ka thënë se pas akuzave të fundit kundër tij, ministri Nenad Rikallo do të duhej shkarkohej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button