fbpx

PDSH e mbajti konventën promoveuse

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur mbrëmë në Tetovë, Konventën promovuese të 18 kandidatëve për kryetarë komune dhe 24 bartësve të listave për këshilla komunal për zgjedhjet lokale 2017.

Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë anëtarë dhe përfaqësues të kësaj partie si dhe mysafirë të ndryshëm nga jeta politike në vend.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka thënë se subjekti të cilën e drejton ai do të vazhdojë të luftojë për mbijetesën e idesë kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në vend.

Ai theksoi se PDSH-ja në këto zgjedhje nuk doli me kandidatin e saj për kryetar komune në Kërçovë, jo për atë që ta përkrahë BDI-në por , siç tha Thaçi në këtë rajon ka shumë dhunë kështu që askush nuk dëshiron që ta përjetojë këtë.

Në konventë foli edhe shefi i shtabit qendror zgjedhor të PDSH-së Orhan Ibrahimi, bartësja e listës për këshilltarë në komunën e Tearcës Fatmire Isaku si dhe kandiatët për kryetarë komune nga radhët e kësaj partie në Çair – Idriz Ohrana, Strugë – Mendi Asani, Gostivar – Sebajdin Izairi, Studeniçan si kandidat është kryetari aktual Azem Sadiku edhe për Tetovën – Bardhyl Dauti.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close