fbpx

Valentino Rossi rikthehet në pistë 18 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale

Kampioni i nëntëfishtë botëror në Moto GP, Valentino Rossi i rikthehet motoçiklizmit 18 ditë pas lëndimit të rëndë të cilin e pësoi gjatë një stërvitjeje për çka të njëjtën ditë iu nënshtrua një operacioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Rossi më 31 gusht theu fibulën e këmbës së djathtë ku si pasojë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Motoçiklisti i famshëm italian të mërkurën do të vendos nëse do të garojë për Çmimin e Madh Aragona në Spanjë.

Piloti i Yamaha-s aktualisht ndodhet në pozitën e katërt të klasifikimit, me 42 pikë më pak se lideri Marco Marquez.

 

Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close