Irak, blloku parlamentar shiit nuk do të njohë rezultatin e referendumit kurd

Aleanca Kombëtare, që paraqet një bllok parlamentar të deputetëve shiit në Parlamentin e Irakut, ka njoftuar kundërshtimin për referendumin për pavarësi rajonale të kurdëve i cili do të mbahet javën e ardhshme, duke u zotuar se nuk do të njeh rezultatin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të lëshuar të martën, Aleanca, e cila drejtohet nga kleriku i mirënjohur shiit, Ammar al-Hakim, tha se referendumi, i cili nëse mbahet, do të paraqesë shkelje të kushtetutës së Irakut të hartuar në vitin 2005.

I caktuar për datën 25 shtator, referendumi jo-detyrues do të mbahet në zonat e Irakut të kontrolluara nga Qeveria Rajonale Kurde (QRK) me seli në Erbil, dhe në disa rajone kontestuese midis Erbilit dhe Bagdadit, do të kërkojë nga votuesit përgjigjen po ose jo, për pavarësi nga Iraku.

Në deklaratën e saj, Aleanca Kombëtare i kërkoi qeverisë irakiane “të merrte të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Irakut”.

Apeli vjen një ditë pasi Gjykata Supreme e Irakut solli vendim për të pezulluar të gjitha aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me referendumin, deri në kohën e shqyrtimit të kushtetueshmërisë së tij.

Turqia, SHBA-të, Irani dhe OKB-ja, i janë bashkuar Bagdadit në qëndrimin e tyre kundër referendumit, me argumentin se i njëjti do të shpërqendrojë nga lufta që aktualisht po bëhet kundër DEASH-it, dhe se do të destabilizojë më tej rajonin.

Më herët qeveria qendrore e Irakut u zotua të intervenojë ushtarakisht nëse vota çon në dhunë.

Presidenti i QRK-së, Masoud Barzani, ndërkohë ka thënë se një votim “po” nuk do të iniciojë pavarësi të menjëhershme, por thjeshtë do të çonte në negociata të mëtejshme me Bagdadin zyrtar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button