fbpx

Rusi: Vdiq personi i cili “e shpëtoi botën”

Ish-oficeri ushtarak rus, Stanislav Petrov, për të cilin gjërësisht konsiderohet se e ka parandaluar luftën atomike të Rusisë me Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, i ka thënë sot djali i tij agjencisë AFP.

Petrov, tregimi i jashtëzakonshëm i të cilit ishte paraqitur në dokumentarin “Njeriu që e Shpëtoi Botën”, i ka fituar disa çmime ndërkombëtare, është nderuar në Kombet e Bashkuara dhe ishte takuar me yjet e Hollivudit, siç janë Robert de Niro dhe Matt Damon, transmeton REL. 

Petrov ka jetuar në një qytet të vogël afër Moskës dhe ka vdekur më 19 maj në heshtje relative. Por, për vdekjen e tij në Rusi dhe jashtë saj është raportuar disa muaj më vonë, kur një mik i tij gjerman e ka shkruar një njoftim në mediat sociale për vdekjen e tij.

Në muajin shtator të vitit 1983, Petrov ishte oficerë në detyrë në komandën sekrete në jug të Moskës, kur ëshë dëgjuar alarmi që ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara e kishin lansuar një raketë ndërkontinetale balistike.

Oficeri, që kishte vetëm pak minuta për të marrë vendim, megjithqë nuk ishte i sigurt për informacionet që arrinin, e ka injoruar alarmin duke e vlerësuar si të rrejshëm.

Sikur tu kishte treguar komandantëve të vet për një sulm atomik të menjëhershëm të Shteteve të Bashkuara, udhëheqja sovjetike, që ishte e përfshirë në garën e armatimit me Uashingtonin, ka mundur të urdhërojë sulm hakmarrës.

Stanislav Petrov, atëherë 44 vjeçar me gradë nënkolonel, raportoi për defekt në sistem dhe hetimet e zhvilluara për këtë incident, dëshmuan se ai ka pasur të drejtë, raporton agjencia AFP nga Moska.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close