fbpx

Grupi MK 2025 do të angazhohet në mënyrë më aktive në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë

Janë krijuar kushte që grupi MK 2025 konkretisht të kyçet në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, u konstatua në takimin në Nju-Jork mes kryeminsitrit Zoran Zaev, minsitrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe minsitrit të angazhuar për diasporën, Edmond Ademi me kryetarin e grupit MK 2025, Robert Arsov, biznesmen i njohur nga diaspora, Xhon Bitov, si dhe disa përfaqësues të tjerë të këtij grupi, sipërmarrës të suksesshëm dhe drejtorë ekzekutiv të bizneseve botërore.

Përfaqësuesit e grupit MK 2025, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kanë shprehur  mbështetje për politikat reformuese të Qeverisë në të cilat shohin mundësi reale për inkuadrim dhe kontribut të diasporës për zhvillim të ekonomisë në Maqedoni.

Në takim është bërë fjalë për mënyra konkrete për mbështetje në biznes projekte, si dhe projekte nga fusha e arsimit dhe inovacioneve, në të cilat përfaqësuesit e grupit MK 2025 shprehën gatishmëri për të marrë pjesë përmes mbështetjes financiare dhe eksperte.

Është biseduar më hollësisht për format për zhvillim të projekteve arsimore për investim në kuadro të cilat kanë potencial kreativ.

Në takim është shqyrtuar mundësia për formim të një lloji të parkut teknologjik, ku do t’u kushtohet vëmendje ideve inovative gjatë mbështetjes për zhvillim të bizneseve.

Заев со Македонија 2025

Është arritur marrëveshje për një Samit në Republikën e Maqedonisë, me grupin MK 2025, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të kompanive botërore, me qëllim të këmbimit dhe nxitjes së investimeve, si dhe hapja e mundësisë për bashkëpunim të biznesmenëve vendorë me biznesmenët nga jashtë.

Delegacioni i Maqedonisë ndërkohë realizoi takime me përfaqësues të kompanive të njohura botërore, si i djeshmi, me njerëzit e parë të Goofgle Jigsaw, me diasporën, ndërkaq sot sipas kohës lokale janë paraparë aktivitetet e para konkrete lidhur me asamblenë e përgjithshme të 72-të të Kombeve të Bashkuara.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close