Letër zonjës Teuta Arifit

E respektuara kryetare e Komunës së Tetovës, e nderuar dhe e vyer fqinja ime e mëhallës Teuta Arifi! Zgjedhjet lokale po afrohen, e ju për së dyti herë rikandidoheni për të njëjtin post, punët nuk ju bëjnë fare, partia juaj e BDI-së është në rënie, buzë zbehjes, anëtarët e kryesive të nëndegëve të partisë suaj me rikandidimin tuaj s’janë të kënaqur së bashku me banorët e Tetovës. Para se të shpreh mendimet në lidhje me rikandidimin tuaj, mirëkuptim znj. Teuta!

Gjatë shkrimeve kritike kurrë s’ju kemi përmendur për të keq, për shkak se ju njohim që nga fëmijëria, jeni rritur me libra e romane të ndryshme nga prindërit tuaj intelektualë, kundruar kolegëve tuaj partiakë që  nëpër oborret, ahurat e tyre janë rritur me gomerë, kuaj, dhen, dhi e lopa. Pse e nderuar?, ç’deshe, që përsëri do të bëhesh kryetare e Tetovës?, a nuk e vëreni se qytetarët e Tetovës s’janë të kënaqur me punët tuaja katër vjeçare?, a s’ishte më mirë që të tërhiqeshe nga ky post e të mbeteshe autoritative?, po nëse gjatë zgjedhjeve humbni, çfarë do bëhet me ju?, mos  është fundi i karrierës suaj politike? Rikandidimi juaj mos është kurth partiak i Ali Ahmetit e BDI-së për t’ju eliminuar nga skena politike?, me eliminimin e Ermira Mehmeti që i jepte sharme politike BDI-së, mos ndoshta s’ju duhet edhe sharmi juaj politik?, Pastaj, cili prej kryetarëve të mëparshëm tetovarë ka marrë dy mandate të njëpasnjëshme?, askush. Tetova s’është Çair e Gostivar. A s’ishte më mirë për ju e për qytetarët e Tetovës të kandidohej një tjetër i partisë suaj? Na vjen keq, po s’kemi ç’të bëjmë për humbjen tuaj.

Me respekt komshiu juaj Sulejman Mehazi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button