fbpx

Takim i kryeministrit Zaev me presidentin amerikan Tramp

Kryeministri Zoran Zaev sot në Nju-Jork kishte takim të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Tramp.
“Në Nju-Jork jam për Asamblenë e Përgjithshme të KB-së. Në takimin me presidentin Donald Tramp pak më parë shpreha mbështetje për nismën e tij që përmes Deklaratës të mbështeten reformat e propozuara nga sekretari i përgjithshëm i KB-së. I dëshirova fillim të suksesshëm të reformave në organizatën e KB-së”, publikoi kryeministri Zaev në profilin e tij në “Fejsbuk”.
Zaev deri më 23 shtator merr pjesë në Debatin e përgjithshëm të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai gjatë vizitës së punës në KB dhe SHBA, është i shoqëruar nga shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri pa portofol, i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot i ka kritikuar Kombet e Bashkuara se janë të mbingarkuar me burokraci dhe menaxhim të keq dhe ka bërë thirrje për reformë, me qëllim që të KB të përforcohet dhe të jetë më efikase në zbatimin e paqes.
Në fjalimin e tij të parë në seancën e Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, kushtuar reformave të KB-së, Tramp i përshëndeti orvatjet e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close