Llogaridhënie e ministrit të Kulturës Allagjazovski për punën në njëqind ditët e para

Identiteti gjuhësor dhe kulturor janë prioritetet më të rëndësishme në politikën kulturore të Qeverisë së re dhe nga këtu në njëqind ditët e para janë procese të filluara për ndryshime të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe janë ndërmarrë aktivitete intensive për mbrojtjen e pasurisë kulturore.

Këto janë dy arritjet kyçe të cilat sot në konferencë për shtyp e theksoi ministri i Kulturës Robert Allagjazovski në llogaridhënien për njëqind ditët nga puna në Qeveri, duke theksuar se në vitet e kaluara për to nuk është përkushtuar kujdes i mjaftueshëm.

Krahas intervenimeve urgjente në Çifte Hamam dhe Hamamin e Daut Pashës, zhvendosja e ikonave të vlefshme nga Muzeu i Maqedonisë në vend përkatës për ruajtje, në disa institucione po zgjidhjet problemi me infrastrukturën e lënë pas dore apo restaurimin joprofesional,  siç është konfirmuar në kishën në Kurbinovo dhe në manastirin “Treskavec”.

Ai theksoi se “Kulturë për të gjithë” është motivi i tyre kryesor që ka dhënë rezultate me konkursin e parë për “Vala të re kulturore” – për herë të parë i drejtuar edhe drejt organizatave joqeveritare, sektorit civil, skenës së pavarur për dallim nga manifestimi paraprak “Vala e re kulturore” që, siç tha, ka qenë i destinuar vetëm për komunat. Kjo që në konkurs për manifestimin e redisenjuar  ka pasur rreth 300 aplikime tha Allagjazovski, është inkurajuese se politikat në kulturë shkojnë në drejtim të vërtetë.

Ministri Allagjazovski theksoi edhe në bashkëpunimin e përforcuar rajonal dhe ndërkombëtar dhe bëri të ditur se deri tani ka pasur takime me ambasadorë të mbi 20 vendeve për projekte konkrete.

Në llogaridhënien ai tha se edhe krahas transferimit të pushtetit institucionet kanë vazhduar rrjedhimisht ta kryejnë punën e vet, ndërsa edhe krahas kohës së shkurtër për njohjen e gjendjes, pushimet verore dhe, siç tha, obstruksionet, inspektorët kanë punuar shumë dhe kanë hasur indikacione serioze për keqpërdorim të cilat do të jenë lëndë për procedura përkatëse. Vetëm përmes marrëveshjeve të dëmshme menaxheriale dhe marrëveshje për qira, tha Allagjazovski, ata deri tani kanë konfirmuar dëm prej rreth 2,4 miliardë denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Алаѓозовски прес 2

Për udhëheqësit e rinj në institucionet informoi se janë emëruar nga vet kolektivet dhe se mandati i tyre është i kufizuar në të paktën gjashtë muaj, pas çfarë pasojnë konkurse për zgjedhjen e udhëheqësve të rinj kur me programe të veta do të mund të konkurrojnë edhe persona jashtë institucioneve.

Theksoi se qëllimi i ndryshimeve që i bëjnë është që t’i lirojnë institucionet nga ndikimet dhe obstruksionet e drejtpërdrejta partiake dhe të mundësojnë kushte për zbulimin e paligjshmërive dhe keqpërdorimeve, t’i përmirësojnë, siç tha, kushtet e dëshpëruara për punë dhe ta ndalojnë neglizhencën e kulturës së gjallë në llogari të ndërtimit të vlerave të rrejshme kulturore.

Me prioriteteve në Ministrinë e Kulturës është edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për të drejtë autoriale dhe të ngjashme, për çfarë e kanë organizuar debatin e parë publik me përfshirjen e të gjitha palëve të prekura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button